Maradona në alarm

Futboll

Maradona në alarm

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:23
Maradona në alarm

Motra e legjendës argjentinase të futbollit, Diego Armando Maradona, është infektuar me koronavirus.

“Il Mattino” shkruan se motra e tij, Kitty, ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Ajo është mirë dhe asimptomatike, derisa është izoluar në Argjentinë dhe duket se nuk ka nevojë për kontrolle të tjera mjekësore në javët e ardhshme.

Megjithatë, për Maradonan ka rënë alarmi duke parë se do të rrezikonte shumë nëse do të infektohej.

Për këtë arsye stafi i ish-futbollistit argjentinas te Club de Gimnasia ka marrë çdo masë për të mbrojtur trajnerin e skuadrës.

Raportohet se Maradona nuk ka pasur kontakt të afërt me motrën e tij.

Gjithsesi, për arsye sigurie, në orët e ardhshme do të bëjë një tampon të ri për të verifikuar gjendjen e tij shëndetësore, në mënyrë që të ketë mundësi të vazhdojë punën me Gimnasian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat