Tirana sfidon kampionët e Gjeorgjisë

Futboll

Tirana sfidon kampionët e Gjeorgjisë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:40
Tirana sfidon kampionët e Gjeorgjisë

Tirana mëson ditën e sotme kundërshtarin për turin e parë në Ligën e Kampionëve. Shorti ka vendosur që Tirana të përballet me gjeorgjianet e Dinamo Tibilisi.

Në rast fitimi të ndeshjes, bardheblutë do të kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, në të kundërt  në rast humbje, atëherë ekipi i Egbo do të kalojë në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Kryeqytetasit ishin vendosur në grupin e 4-t nga UEFA ditën e djeshme, teksa tashmë do të masin forcat me skuadrën e gjeorgjiane dhe do të luhet në transfertë, pasi kështu u vendos nga goglat.

Ndeshjet e turit të parë do të zhvillohen më 18 dhe 19 gusht, ku do të ketë minuta shtesë dhe penallti nëse është e nevojshme.

Ndërkohë ditën e nesërme do të hidhet edhe shorti për Ligën e Europës, aty ku janë 3 skuadra shqiptare, Kukësi, Laç dhe Teuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat