Përgjigja brilante e Guardiolës kur u pyet

Futboll

Përgjigja brilante e Guardiolës kur u pyet

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:54
Përgjigja brilante e Guardiolës kur u pyet

Pep Guardiola hodhi poshtë plotësisht krahasimet midis Karim Benzema dhe Lionel Messi kur u pyetën nëse francezi ishte në nivelin e argjentinasit.

Para ndeshjes kthyese të fazës së 1/8-tës të Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, një gazetar mori në pyetje trajnerin e ekipit nga Etihad.

Ai u përkujdes ta pyes Guardiolan për krahasimin e Benzemas me Messin, pas formës së yllit të Realit në këtë sezon.

Por, katalunasi refuzoi të krahasojë Benzeman me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Messi, i cili gjatë karrierës është krahasuar me shumë lojtarë.

“Benzema është i jashtëzakonshëm, fantastik”, ka thënë fillimisht Guardiola për gazetën spanjolle Marca.

“Por, që nga koha ime në Barcelona ka pasur 20 lojtarë që kanë dalë në skenë dhe njerëzit kanë pyetur nëse mund ta krahasojmë atë me Leo Messin”.

 “Plot 20 lojtarë janë krahasuar me të. Ai është vetëm një në listë”, përfundoi trajneri i Cityt.

Messi dhe Guardiola kanë punuar me sukses së bashku te Barcelona, ndërsa kanë fituar edhe shumë trofe së bashku, ndër to edhe tripletën në sezonin 2010/11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat