Sherri largohet menjëherë nga Vllaznia

Futboll

Sherri largohet menjëherë nga Vllaznia

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:03
Sherri largohet menjëherë nga Vllaznia

Alen Sherri ka bërë një lëvizje të fundit sa i përket karrierës së tij duke u larguar nga ekipi i Vllaznisë.

Menjëherë pasi janë zyrtarizuar edhe teknikët e drejtuesit e rinjë te skuadra shkodrane, me qëllimin për ta rikthyer në majën e futbollit shqiptar.

Një produkt i akademisë së Vllaznisë që ka garantuar portën e Vllaznisë prej vitesh, nuk do të jetë më pjesë e saj.

Madje menjëherë ka ardhur zyrtarizimi nga ekipi i Laçit që do ta ketë në organikë për ndeshjet e Europës. Atje do të gjejë konkurrencën me Stazhillën, një tjetër portier ky me vlera të mëdha dhe shumë cilësorë, për të garantuar kurbinasit në këtë aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat