Pogba s’do të lëvizë

Futboll

Pogba s’do të lëvizë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:26
Pogba s’do të lëvizë

Paul Pogba duket se do të vazhdojë të qëndrojë te Manchester United.

Vitin e kaluar, mesfushori francez publikisht tha se dëshiron një aventurë të re, por trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, as nuk dëshironte të dëgjonte oferta për Pogbën.

Ai ishte kërkesa e madhe e Zinedine Zidane që e donte te Real Madridi, por në fund duket se do t’ia kushtojë vitet e arta të karrierës Manchester Unitedit.

Solskjaer ka dhënë sinjale se dëshiron që Pogba të qëndrojë gjatë në klub, kontrata e të cilit i skadon në vitin 2021.

Pogba ka pasur probleme të shumta me lëndime sezonin 2019/20, por që nga rikthimi ka qenë fantastik në mesfushë duke krijuar një dyshe të frikshme me Bruno Fernandesin.

“Që kur është kthyer nga lëndimi, Pogba ka qenë fantastik”, u shpreh Solskjaer.

“Ai ka punuar vërtet shumë, është i lumtur dhe po luan mirë. Do të shohim Pogbën më të mirë në sezonet e ardhshme, jam i sigurt për këtë”.

“Mezi po pres ta shoh atë duke u rritur me këtë ekip (Manchester United)”.

“Ai duhet të jetë lider, një nga figurat kryesore të kësaj skuadre, sepse ai po vjen në kohën e tij kulmore si një futbollist në moshën 27 vjeç”.

Pogba, i cili aktualisht fiton 300 mijë funte në javë, është paraqitur vetëm 20 herë për ‘Djajtë e Kuq’ sezonin 2019/20, ka shënuar një gol dhe ka dhuruar 4 asiste.

Kontrata i skadon në vitin 2021, por United do të bëjë të pamundurën për të rinovuar me të, pasi insistoi shumë dhe refuzoi ta shesë te Real Madridi në verën e viti 2019..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat