Tirana marrëveshje me tre futbollistë afrikanë

Futboll

Tirana marrëveshje me tre futbollistë afrikanë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:00
Tirana marrëveshje me tre futbollistë afrikanë

Dita e shortit të Champions, nisi me një lamtumirë të ndier në kampin bardheblu. Edon Hasani zyrtarizoi ndarjen me 25 herë kampionët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në të cilin falënderon drejtuesit, stafin dhe shokët e skuadrës për periudhën e kaluar së bashku.

Numri 10 lë në këtë mënyrë pas dy vitesh bardheblutë, skuadër ku sezonin e kaluar ishte kryegolshënues, ndërkohë që në sezonin që sapo u mbyll hapësirat e tij u reduktuan për shkak të zgjedhjeve taktike, gjithsesi kontributi në fitimin e titullit është i pamohueshëm, me 7 gola të realizuar dhe 25 prezenca në total.

Edon Hasani është një ndër lojtarët që nuk do të jenë më pjesë e Tiranës, pasi drejt largimit janë dhe Karabeci e Majkëll Ngoo. Drejtuesit janë duke punuar ndërkohë intensivisht në merkato dhe aktualisht kanë hedhur sytë në tregun afrikan, ku nuk kanë munguar goditjet nga Hektor Çomo, mjafton të kujtohen emra si Merveille apo Winful Cobinah.

Kështu është arritur marrëveshja dhe ditët në vijim me kampionët e Shqipërisë pritet të bashkohen edhe tre lojtarë ganezë, njëri prej tyre mjaft i spikatur dhe premtues, pjesë e kombëtares ganeze të moshave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat