Një malalez te Llapi

Futboll

Një malalez te Llapi

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 14:37
Një malalez te Llapi

Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva ka sjell një futbollist nga Mali i Zi.

"Klubi futbollistik Llapi ka arritur t'i siguroj shërbimet e qendërsulmuesit me përvojë, Sava Gardasheviç.

Ditën e sotme, sulmuesi nga Podgorica, Sava Gardasheviç ka nënshkruar kontratë që do ta mbaj atë pjesë të Llapit në edicionin e ardhshëm dhe me opsion të rinovimit edhe për një edicion tjetër.

27 vjeçari ka një karrierë të madhe pas vetës duke numëruar kështu mbi 109 ndeshje për skuadrat nga Mali i Zi.

Karrierën e tij si futbollist, Gardasheviç e ka filluar tek Buduçnosti nga Podgorica, ndërsa është paraqitur edhe për skuadrat tjera nga Mali i Zi si: Mornari nga Tivari, Deqiç Tuzi e së fundmi tek Kom Podgorica, ku në 52 paraqitje arriti të realizoj 16 gola. Vlen të cekët se tashmë sulmuesi i Llapit ka qenë edhe reprezentues i Malit të Zi për grupmoshën U19.

Sava Gardasheviç menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me Llapin është vënë nën urdhërat e trajnerit, Tahir Batatina i cili shpreson se ai do të jetë formula e shënimit të golave për edicionin e ri të Superligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat