Prapaskena: Man.United nuk dorëzohet për Sanchon, rrit ofertën për Dortmundin

Futboll

Prapaskena: Man.United nuk dorëzohet për Sanchon, rrit ofertën për Dortmundin

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:56
Jadon Sancho

“Ne kemi planifikuar të mbajmë Jadon Sancho dhe për një sezon, vendimi është final. Kjo fjali është përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja”, – tha drejtori sportiv i Dortmundit, Micheal Zorc për të ardhmen e sulmuesit anglez.

Manchester United nuk ka hequr dorë dhe pas një paralajmërimi të tillë, pasi dëshiron që të arrijë te lojtari që këtë merkato. “Djajtë e kuq” po mundohen të arrijnë akordin me drejtuesit e klubit gjerman dhe të rrëmbejnë futbollistin e ri në Angli.

Oferta e radhës që United ka planifikuar të dërgojë në zyrat e Dortmundit është 108 milionë euro.

Një shifër e kënaqshme duke menduar se të gjithë klubet po përjetojnë krizë të madhe për shkak të pandemisë globale të COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat