Shakhtar Donesky është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa në futboll, pasi që e mposhti me rezultat 4:1 skuadrën zvicerane Baseli, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Veltins Arena” në Gelsenkirchen të Gjermanisë.
Në minutën e 2-të, Marlos harkon nga rivënia e këndit, ndërsa Junior Moraes nga afërsia me kokë shënon për 1:0.
Në minutën e 22-të, u shënua goli më i bukur i ndeshjes.
Taison nga rreth 15 metra me goditje të fortë e fërfëllon topin në këndin e majtë të epërm të portës së Baselit.
Në minutën e 75-të, Alan Patrick ka qenë i saktë nga penalltia, duke e shtuar rezultatin në 3:0. Në minutën e 88-të, Dodo shënon për 4:0. Në minutën e fundit, van Wolfswinkel ngushton humbjen në 4:1.
Futbollisti shqiptarë, Taulant Xhaka u paraqit titullar deri në minutën e 60-të, ndërsa Kemal Ademi aktivizohet nga minuta e 73-të por të paforcë ndaj skuadrës ukrainase.
Shakhtar në gjysmëfinale do të ndeshet me Interin, ndërsa Baseli eliminohet.
Sevilla fiton në çastet e fundit me rezultat 1:0 ndaj ekipit anglez Wolves. Në gjysmëfinale Sevilla do të takohet me Manchester Utd.
Pamje nga ndeshja Wolves - Sevilla
Në minutën e 88-të, Lucas Ocampos shënon me kokë për fitoren e Sevillës. Në minutën e 13-të Wolves lëshon rastin më të mirë, kur Jimenez dështoi nga penalltia, goditjen e tij e ka pritur portieri Bono,