Tovërlani habitet me UEFA-në: Kosova ime e dashur ti je shumë e dobët

Futboll

Tovërlani habitet me UEFA-në: Kosova ime e dashur ti je shumë e dobët

Nga: K.Goca Më: 11 gusht 2020 Në ora: 23:32
Tovërlani habitet me UEFA-në: Kosova ime e dashur ti je shumë e dobët

 Trajneri më i trofeshëm në vendin tonë, Afrim Tovërlani, njëherësh  kryetrajner i klubit të futbollit Feronikeli nga Drenasi, u shpreh kritikë me zhvillimet e fundit, sidomos me rastin e sotëm kur u anulua ndeshja mes Dritës nga Gjilani dhe Linfield nga Irlanda Veriore, në kuadër të parakualifikueseve të Champions League

Ndeshja u anulua për shkak se dy lojtarë të Dritës rezultuan pozitiv.  

“Në mendjen time për momentin është pikëpyetje: pse vetëm për ekipet kosovare ju kushton UEFA kaq rëndësi testeve të Covid-19?!

Ne të gjitha ekipet evropiane ka futbollist që kanë rezultuar pozitiv por vetëm ne na shikojnë me sy tjetër.

Kosova ime e dashur ti je shumë e dobët, jo shkaku i sportistëve por shkaku i politikanëve!”, ka shkruar Tovërlani në llogarinë e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat