Premtimi interesant i mesfushorit të Atalanta nëse e fitojnë Ligën e Kampionëve

Futboll

Premtimi interesant i mesfushorit të Atalanta nëse e fitojnë Ligën e Kampionëve

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 08:50
Marten de Roon

Marten de Roon mbetet te premtimi i tij për të qerosur me pica më shumë se 1 mijë njerëz nëse Atalanta fiton Ligën e Kampionëve.

Atalanta përballen me Paris Saint-Germain në çerekfinale në Lisbonë të mërkurën [sot] ndërsa ata kërkojnë të vazhdojnë ëndrrën e tyre.

De Roon tha në fillim të këtij viti ai do të bënte pica për tifozët në Bergamo nëse klubi i Serie A vazhdon të fitojë garën kryesore të klubeve në Evropë.

Duke folur përpara takimit me PSG-në, mesfushori 29-vjeçar po qëndron stoik me atë plan.

“Siç thashë, nëse fitojmë Ligën e Kampionëve do të ketë pica për më shumë se 1 mijë njerëz”, tha De Roon në një konferencë shtypi.

“Sidoqoftë, nëse humbasim, ne do të përpiqemi ta arrijmë atë qëllim përsëri vitin e ardhshëm. Ne do të përpiqemi përsëri vitin e ardhshëm dhe do të shohim se si shkon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat