Ajeti kurrë më afër klubit të madh skocez

Futboll

Ajeti kurrë më afër klubit të madh skocez

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:23
Ajeti kurrë më afër klubit të madh skocez

Sulmuesi i West Hamit, Albian Ajeti, është shumë afër kalimit te Celticu, raporton “Daily Record”.

Klubi skocez fillimisht ishte paraparë të nënshkruante me 23-vjeçarin nga Kosova në formë huazimi, por tash ka arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm prej 5 milionë funtesh.

Ajeti pritet ta kompletojë transferimin e tij në fund të kësaj jave.

Reprezentuesi zviceran nuk realizoi asnjë gol me fanellën e West Hamit gjatë edicionit 2019/2020 në 13 paraqitje me klubin londinez.

Ai ishte transferuar te londinezët në verën e vitit të kaluar për 8.7 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat