Lichtsteiner pensionohet nga futbolli

Futboll

Lichtsteiner pensionohet nga futbolli

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 15:59
Lichtsteiner pensionohet nga futbolli

Stephan Lichtsteiner ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli aktiv.

Ish-reprezentuesi zviceran e ka bërë të ditur lajmin përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Twitter”.

“Një lamtumirë e ngrohtë dhe një përqafim i madh për tifozët dhe ndjekësit e mi. Faleminderit shumë, Steph”, ka shkruar ai.

Lichsteiner e ka nisur karrierën e tij te Luzerni, derisa ka luajtur edhe për skuadra si Grasshoppers, Lille, Lazio, Juventus, Arsenal dhe Augsburg.

Ai gjithashtu numëron 108 paraqitje me përfaqësuesen e Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat