Nga Vardari në Tiranë

Futboll

Nga Vardari në Tiranë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:11
Nga Vardari në Tiranë

Filip Najdovski mund të quhet një futbollist i Tiranës, edhe pse zyrtarizimi nga kryeqytetasit nuk ka mbërritur ende. Ka qenë vet mbrojtësi, i cili mund të aktivizohet edhe në rolin e mesfushorit, që në një prononcim për “Infosport.mk”, ka pranuar marrëveshjen me 25-herë kampionët e Shqipërisë, teksa thekson se ka firmosur një kontratë dyvjeçare.

“Po, e vërtetë është që kam arritur marrëveshje me Tiranën. Pjesë e tyre do të jem në dy vitet në vazhdim.

Jam i kënaqur nga oferta dhe kushtet e ofruara, ashtu që besoj të kemi rezultate të mira”, u shpreh Najdovski.

27-vjeçari në sezonin e kaluar ishte pjesë e Vardarit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në ekipin e Tiranës do të gjejë edhe një tjetër element të Vardarit të vjetshëm, Toshevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat