Interi e fiton betejën ndaj Juventusit dhe Milanit për “Pirlon e ri” - Bota Sot
Interi e fiton betejën ndaj Juventusit dhe Milanit për “Pirlon e ri”

Futboll

Interi e fiton betejën ndaj Juventusit dhe Milanit për “Pirlon e ri”

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:25
Sandro Tonali

Inter thuhet se do të takohet me Brescian pas përfundimit të Ligës së Evropës këtë muaj, dhe janë gati të mbyllin një marrëveshje për Sandro Tonalin.

Alfredo Pedulla thotë se Inter janë në bisedime të vazhdueshme me Brescian, por tani janë të koncentruar në Ligën e Evropës.

Pas kësaj, qëllimi i tyre do të jetë Tonali, të cilit thuhet se do t’i ofrohet kontratë më së paku 2.5 milionë euro.

Brescia vazhdon të kërkojë 40 milionë euro për Tonalin, por Pedulla mendon se marrëveshje mund të mbyllet për 35 milionë euro.

Tonali ka impresionuar me paraqitje në sezonin e parë në Serie A, dhe Inter duket se ka fituar betejën me Juventusin dhe Milanin për të riun italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat