Interi konfirmon lëndimin, Sanchez mungon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Futboll

Interi konfirmon lëndimin, Sanchez mungon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:37
Interi do të ndeshet me Shakhtarin në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet të hënën në mbrëmje, si pjesë e turneut ‘final 8’ në Gjermani.

Alexis Sanchez është diagnostikuar me një dëmtim të kofshës dhe pritet të humbasë gjysmëfinalen e Ligës së Evropës midis Interit dhe Shakhtar Donetsk.

Interi do të ndeshet me Shakhtarin në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet të hënën në mbrëmje, si pjesë e turneut ‘final 8’ në Gjermani.

Megjithatë, Nerazurrët do të duhet të bëjnë pa sulmuesin kilian, Sanchez, i cili ka pësuar një dëmtim.

Një deklaratë nga klubi konfirmoi një tendosje të lehtë të kofshës në këmbën e djathtë.

Gjendja e tij do të vazhdojë të vlerësohet gjatë ditëve të ardhshme.

Nuk ka të ngjarë që reprezentuesi kilian të rikuperohet në kohë për ndeshjen gjysmëfinale ndaj klubit ukrainas.

Sanchez kishte dalë nga bankina të hënën gjatë fitores 2-1 në çerekfinalen ndaj Bayer Leverkusen dhe menjëherë u dëmtua, megjithëse ai qëndroi deri në fund me shtrëngim të rëndë në kofshën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat