Objektivi i Los Blancos për sezonin e ardhshëm është të rinojnë mbrojtjen

Futboll

Objektivi i Los Blancos për sezonin e ardhshëm është të rinojnë mbrojtjen

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:00
Objektivi i Los Blancos për sezonin e ardhshëm është të rinojnë mbrojtjen

Inter po përqendrohet te gjysmëfinalja e Europa League, ku do të përballen me Shakhtar Donetsk.

Megjithatë, sipas zërave që vijnë nga Spanja, duket se jo gjithçka shkon mirë te zikaltrit.

Sipas Don Balon, Milan Skriniar nuk është shumë i lumtur me trajnerin Conte. Mbrojtësi sllovak kërkon të ketë më shumë hapësira në formacion.

Gjithmonë sipas portalit, spanjoll, Skriniar duket se është i tunduar nga një ofertë e Real Madrid-it.

Objektivi i Los Blancos për sezonin e ardhshëm është të rinojnë mbrojtjen.

Sergio Ramos, në fakt, nuk është më i ri dhe mbrojtësit e tjerë nuk bindin plotësisht, veçanërisht pas eliminimit në 1/8-at e Champions League kundër Manchester City-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat