Sonte do të vazhdojë Liga e Kampionëve me çerekfinalen e radhës, e që është ajo në mes RB Leipzig dhe Atletico Madridit.
Ndeshja do të fillojë në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Jose Alvalade” të Lisbonës.
Fituesi i kësaj ndeshje do të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Triumfuesi i kësaj përballjeje do të përballet në gjysmëfinale me Paris Saint-Germain.