Ja si reagojnë në Irlandën Veriore për fitoren ndaj Dritës

Futboll

Ja si reagojnë në Irlandën Veriore për fitoren ndaj Dritës

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:18
Ja si reagojnë në Irlandën Veriore për fitoren ndaj Dritës

Kampioni i Kosovës, Drita, është eliminuar nga Liga e Kampionëve për edicionin 2020/21.

Lajmi është bërë i ditur nga UEFA, që ka njoftuar Dritën se ka humbur në tavolinë ndeshjen ndaj Linfield, 3:0.

Klubi nga Irlanda e Veriut ka publikuar një njoftim për shtyp pas vendimit të UEFA-s.

“Linfield e pranon dhe respekton vendimin e UEFA-s. Vëmendja e të gjithëve në klub është vetëm në ndeshjen kualifikuese ndaj Legias së Varshavës të martën më 18 gusht. Nuk do të ketë asnjë koment tjetër mbi ngjarjet e mbrëmjes së kaluar”, shkruan Linfield në faqen zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat