Rummenigge: Ky lojtar ndal pa problem Messin!

Futboll

Rummenigge: Ky lojtar ndal pa problem Messin!

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:03
Rummenigge: Ky lojtar ndal pa problem Messin!

Bayern Munchen do të luajë kundër Barcelonës në çerekfinalen e Champions League në atë që mund të cilësohet si një finale e parakohshme. Lionel Messi është rreziku numër një dhe gjermanët e dinë mirë diçka të tillë.

Drejtuesi i kampionëve të Gjermanisë, Karl-Heinz Rummenigge, nuk duket aspak i shqetësuar për më të mirin e botës, pasi mendon se Alphonso Davies do ta ndalë.

“Nëse Messi luan në krahun e tij, Alphonso Davies, do të kujdeset për të.

Ai nuk ka humbur duele apo është dribluar shpesh në këtë sezon”, – tha drejtuesi i Bayernit për Sky.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat