Ylli i Bayernit: Do të luajë kundër lojtarit tim të preferuar

Futboll

Ylli i Bayernit: Do të luajë kundër lojtarit tim të preferuar

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:14
Ylli i Bayernit: Do të luajë kundër lojtarit tim të preferuar

Bayern Munchen do të luajë ndaj Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve këtë të premten, transmeton Insporti.

Gjigantët gjerman mposhtën Chelsean ndërkohë Barcelona arriti ta eliminoi Napolin për tu kualifikuar për të trembëdhjetin vit radhazi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


Gjermanët po shihen si favorit për këtë përballje, teksa për ndeshjen ka folur edhe mbrojtësi kanadez i Bayernit, Alphonso Davies.

“Babai im më thirri në telefon dhe tha se po luaj kundër lojtarit tim të preferuar. Nuk mund ta besoj pasi duke u rritur e kam shikuar Messin si lojtarin tim të preferuar” – u shpreh ai për UEFA.

“Do të jetë ndeshje fantastike. Çfarë mund të them është se mezi po pres të luajë dhe besoj që të gjithë ndihen kështu” – përfundoi ai.

Alphonso Davies ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Bayernit këtë sezon, ndërkohë do ta këtë rival pikërsisht Messin në krahun e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat