Pirlo projekton rikthimin e ish-sulmuesit, sakrifikon Bernardeschi

Futboll

Pirlo projekton rikthimin e ish-sulmuesit, sakrifikon Bernardeschi

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:50
Alvaro Morata

Sipas raportimeve nga “Tuttosport”, Juventus i ri i Andrea Pirlos mund të përqendrohet te një njohje e vjetër, te një lojtar që është larguar mes keqardhjes dhe është pëlqyer vazhdimisht: Alvaro Morata.

 Sulmuesi spanjoll duket se është në listën e bardhezinjve për sulmin në sezonin e ardhshëm. Andrea Pirlo ndau me të një vit te “Zonja e Vjetër”, udhëtimin drejt finales së Ligës së Kampionëve në Berlin, më 2015, të cilën e humbi ndaj Barcelonës.

27 vjeç, sot Morata është numri 9 i Atlético Madridit, që do të luajë në çerekfinale të Champions-it. Vlerësimi i lojtarit, megjithatë, është i lartë: 60 milionë euro. Aa kanë paguar “Colchoneros” te Chelsea në muajt e fundit për ta bërë të vetin përfundimisht sulmuesin. Morata tashmë ka fituar Ligën e Kampionëve, kundër Juventusit më 2017, në Cardiff. Ai ka luajtur me Cristiano Ronaldon dhe ka karakteristika që do t’iu interesonin bardhezinjve për sezonin e ri: thellësi si sulmues dhe aftësi për të luajtur në zonë.

Për të provuar të ulë çmimin, klubi nga Torino do të provojë të përfshijë në marrëveshje Federico Bernardeschi. Ish-anësori i Fiorentinës mund ta tundojë Diego Simeone, i cili është një admirues i madh i tij. Pra, lojtari në fjalë mund të përfundojë në tryezën e bisedimeve si kompensim. Me një fjalë, ide të vjetra dhe të reja për Juventusin e ri nga Pirlo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat