Willian do të zyrtarizohet këtë javë tek Arsenal.
Tash e disa ditë flitet për transferimin e yllit brazilian, Willia, te skuadra Arsenal.
Lojtari së fundmi ka bërë të ditur se do të largohet nga Chelsea dhe destinacioni i radhës pritet të jetë rivali lokal, Arsenal.
Sipas raportimeve të ‘Sky Sports’, Willian pritet të zyrtarizohet tek Arselan gjatë së shtunës.
‘Blutë’ kanë pasur kartonin e brazilianit në shtatë vitet e fundit.