Legjenda e Man Unitedit: Lewandowski duhet të nisë peticion për Topin e Artë

Futboll

Legjenda e Man Unitedit: Lewandowski duhet të nisë peticion për Topin e Artë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 11:38
Lewandowski

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, beson se ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, duhet ta nisë një peticion për ta kërkuar ndarjen e çmimit “Topi i Artë” edhe këtë sezon.

Topin e Artë nuk do ta fitojë asnjë futbollist këtë vit, pasi që organizatorët, France Football, vlerësuan se, shkaku i pandemisë, nuk kishte kushte mjaftueshëm të drejta për ta zgjedhur dikë për këtë çmim.

“Në rrethana të jashtëzakonshme, për herë të parë në historinë e vet, që filloi në vitin 1956, Ballon d’Or France Football nuk do të ndahet për vitin 2020 për shkak të mungesës së kushteve të drejta”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga France Football.

Që kur u bë i ditur lajmi për anulimin e Topit të Artë, tifozët e Robert Lewandowskit janë ankuar se futbollistit të tyre të preferuar i është rrëmbyer Topi i Artë këtë vit, pasi që polaku konsiderohej si favoriti për këtë çmim.

Edhe Rio Ferdinand beson se Lewandowski do ta kishte merituar këtë çmim për këtë vit, pasi 53 golat e tij këtë sezon ia kanë dhënë Bayernit trofetë e Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, ndërsa mund t’i ndihmojë edhe për trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Nëse do të isha unë në vend të Lewandowskit dhe Topi i Artë do të anulohej, unë do ta nisja një peticion për ta kërkuar mbajtjen e ceremonisë për ndarjen e çmimeve”, ka thënë Ferdinand.

“Përveç vitit kur e fitoi Luka Modric, Messi dhe Ronaldo e kanë dominuar atë çmim në 12 vjetët e fundit dhe Lewandowski e ka ngritur veten në një nivel tjetër këtë sezon. Nuk më besohet që e anuluan”.

“Është veprim i ligë, kjo është fjala e duhur për ta përshkruar. Lewandowski e meriton ta fitojë atë çmim për shkak të arritjeve të tij këtë sezon dhe nëse e fiton Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun dhe prapë s’e fiton çmimin… është e padrejtë”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat