Te Partizani janë optimistë

Futboll

Te Partizani janë optimistë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 16:22
Te Partizani janë optimistë

Partizani i trajnerit Ilir Daja mbetet i varur nga përgjigjja që klubi do të marrë nga KAS-i i Lozanës në lidhje me përforcimin e skuadrës. 16 herë kampionët e Shqipërisë janë të dënuar nga FIFA që të mos bëjnë merkato në hyrje për dy sesionet në vijim, për shkak të gjyqit që kanë fituar kroatët e Istras për federimin e Eraldo Çinarit në verën e 2018-ës.

Të kuqtë e kanë apeluar në KAS vendimin, ku kanë dorëzuar një dosje voluminoze me afro 300 faqe. Partizani ndihet i pafajshëm në këtë çështje dhe ka kërkuar gjyq me procedurë të përshpejtuar në KAS, ku si fillim do zhvlerësimin e efekteve prapavepruese të vendimit të FIFAs. Te “demat” janë optimistë për zhbllokimin e merkatos dhe nga burime pranë Partizanit, pritet që në fillim të javës tjetër të marrin një përgjigje nga KAS-i në lidhje me afrimet.

Nga kjo përgjigje varet gjithë puna për ndërtimin e skuadrës së re, pasi duhet që përforcimet të jenë sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Daja, kërkesë të cilën e pranoi së fundmi edhe vetë drejtori i klubit, Olsi Rama. Klubi ka hapur një betejë të gjerë, ku pas zhbllokimit të merkatos do të kërkojnë shqyrtimin e padisë ndaj subjekteve që e futën në telashe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat