Nuk ndalet

Futboll

Nuk ndalet

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 17:36
Herri Uinks

Guardiola nuk di të ndalet në merkato. Çdo dëshirë e trajnerit spanjoll realizohet nga Mançester Siti pasi financat nuk mungojnë.

Klubi anglez ka bërë dy trasnferime të rëndësishme deri tani, atë të Ferran Torres nga Valencia dhe Natan Ake nga Bornmuthi. Por Guardiola nuk është i kënaqur me këto blerje dhë dëshiron të përforcojë akoma ekipin e tij.

Spanjolli tashmë i’a ka vënë syrin mesfushorit të Totenhemit, Herri Uinks. Mançester Siti thuhet se është gati të bëjë një tentativë të parë prej 45 milionë eurosh për të bindur Totenhemin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat