Kush e mban rekordin e golave brenda një sezoni në L.K? - Bota Sot
Kush e mban rekordin e golave brenda një sezoni në L.K?

Futboll

Kush e mban rekordin e golave brenda një sezoni në L.K?

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 19:44
Messi dhe Ronaldo

Zakonisht vlerësohet se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messit janë ‘mbretër’ të Ligës së Kampionëve, por cili nga të dy mban rekordin e më së shumti golave të shënuara brenda një sezoni në këtë kompeticion.

Ylli portugez, që e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, tashmë është eliminuar nga kjo garë këtë sezon, ndërsa Messi kërkon gjysmëfinalen, në një sfidë jo të lehtë ndaj Bayern Munich.

Por kush e mban rekordin për më së shumti gola brenda një sezoni në Ligën e Kampionëve?

Është Cristiano Ronaldo që mban tri vendet e para në tri sezone të ndryshme, me 15 gola, 16 gola dhe 17 gola.

Në sezonin 2013-2014, Ronaldo kishte shënuar 17 gola në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa Messi, sezonin më të mirë e pati një sezonin 2011-2012, me 14 gola.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat