“Juventus dëshiron të mbajë Higuainin”

Futboll

“Juventus dëshiron të mbajë Higuainin”

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 22:41
Gonzalo Higuain

Babai i Gonzalo Higuain, Jorge, ka deklaruar se Juventusi ende e duan atë në ‘Allianz Stadium’, dhe mendoj se djali i tij do të përfundojë kontratën aktuale me ‘Bianconerët’.

Argjentinasi ka qenë i lidhur me një rikthim te River Plate, por babai i tij, ka hedhur poshtë këto spekulime, së paku për këtë verë.

“Është pothuajse e pamundur që Higuain të luajë për River Plate vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Jorge.

“Kjo që Juventus nuk e dëshiron më atë, nuk është e vërtetë”.

“Juventus ende e dëshiron atë dhe ai nuk ka qëllime për të ndërprerë kontratën. Mendoj se do ta përfundojë dhe më vonë, nëse është e mundur, ai mund të transferohet te River, ose të luajë kudo tjetër”.

32 vjeçari është paraqitur 21 herë për Juventusin këtë sezon, duke kontribuar me tetë gola, teksa ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat