Dy herë fituesi i Champions-it si trajner, José Mourinho, iu bashkua legjendave të tjera moderne të futbollit për të diskutuar fuqinë globale të futbollit, duke sjellë kujtime të paçmueshme:
“Një top futbolli mund të jetë vullkani për diçka të jashtëzakonshme. Babai im ishte futbollist dhe unë linda në një ditë kampionati.
Babai im dhe shokët e tij të skuadrës u larguan nga hoteli dhe erdhën në spital për të më vizituar”.
Ndërkohë, trajneri i Tottenhamit komentoi edhe kalimin e ish-mbrojtësit të tij, Jan Vertonghen, te Benfica: “Vertonghen do të kthehet në një lojtar fantastik në klubin portugez. Jan është njeriu i duhur në dhomat e zhveshjes, një lider i heshtur. Kam takuar shumë lidera në fushë, por ai është më i miri”.