Fotoja që po bën xhiron, Messi në dhomat e zhveshjes.
Lionel Messi nuk mund ta fshinte zhgënjimin në dhomat e zhveshjes pas humbjes së skuadrës së tij Barcelona 8-2. Ekipi spanjoll u copëtua nga Bajern Mynihu në çerekfinalet e Championsit.
Një foto pas ndeshjes tregon Mesin të ulur në dhomat e zhveshjes shumë të mërzitur dhe të zhgënjyer. 6 herë fituesi i Topit të Artë duket zemërthyer dhe i humbur në mendime i ulur në një cep të stolit, ndërsa portieri Ter Shtegen qëndron në këmbë edhe ai shumë i mërzitur.
Tifozët janë të bindur se Mesi do largohet nga Barcelona pas asaj humbjeje turpëruese, dhe do kërkojë një ekip tjetër.