Lyon kualifikohet, City në shtëpi! Ja kush më kë takohet në gjysmëfinale të Championsit    - Bota Sot
Lyon kualifikohet, City në shtëpi! Ja kush më kë takohet në gjysmëfinale të Championsit   

Futboll

Lyon kualifikohet, City në shtëpi! Ja kush më kë takohet në gjysmëfinale të Championsit   

Nga: Kemajl Goca Më: 15 gusht 2020 Në ora: 21:26
Cornet

(E plotësuar) - Zëvendësuesi Moussa Dembele është hero i fitores së Lyonit. Lyoni shokon Manchester Cityn, duke e mundur me rezultat 3:1 dhe e dërgon në shtëpi.  Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Estádio José Alvalade” në Lisbonë.

Skuadra e Lyonit kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League, ku do të ndeshet me Bayernin (me 19 gusht, në orën 21.00), ndërsa Leipzig përballet me PSG-në (me 18 gusht, në orën 21.00). Në minutën e 24-të, Lyoni kalon në epërsi. Maxwel Cornet nga rreth 17 metra me një goditje të shkëlqyeshme e të saktë shënon në këndin e djathtë të poshtëm të Cityt, njëherësh e shfrytëzoi paksa edhe daljen e portierit Ederson, 0:1.

Në minutën e 69-të, Kevin de Bruyne nga rreth 13-14 metra me goditje të fortë shënon në këndin e majtë të poshtëm duke iu falënderuar edhe asistimit të Sterlingut, 1:1.

Image

Gëzimi nuk zgjati më shumë se 10 minuta (79’), zëvendësuesi Moussa Dembele  i vetmuar nga rreth 17 metra fërfëllon topin në mes të këmbëve të portierit Ederson, 1:2. Në minutën e 87-të, Dembele sërish në skenë dhe nga afërsia shënon për 1:3. City pati raste, por Sterling e Jesus i shpërdoruan dhe kjo iu kushtoi shtrenjtë, me eliminim.

Image

Manchester City – Lyon 1:3
Stadiumi “Estádio José Alvalade” në Lisbonë.
Gjyqtar: Makkelie (Holanda).
Shënues: De Bruyne (69’) - Cornet (24’), Dembele (79’ e 87’)
Kartonat e verdhë: Fernandinho, Rodri - Dubois.
Manchester City: Ederson, Walker, Garcia, Laporte, Cancelo, Fernandinho (Mahrez 56’), Gundogan, Rodri (Silva 84’), De Bruyne, Gabriel Jesus, Sterling.
Lyon: Lopes, Denayer, Marcelo, Marcal, Dubois (Tete 74’), Caqueret, Bruno (Mendes 70’), Aouar, Cornet, Depay (Dembele 75’), Ekambi (Reine-Adelaid 87’).

Image

87' Dembel shënon për 1:3.

87' Nuk ësthë normal Sterling çfarë rasti humbi nga rreth 5 metra.

80' Moussa Dembele doli i vetmuar dhe me goditje të fortë shënon për 1:2.

77' Jesus humb një rast ideal, nga afërsia gjuan mbi portën e Lyonit.

69' Kevin De Bruyne nga rreth 13-14 metra shënon dhe barazon shifrat 1:1.

60' City në presion të madh.

56'  Lojë e mirë, Lyoni po e ruan rezultatin. 

49' Nuk ka ndryshim të rezutatit, Lypn në epërsi.

46'  Pritet lojë e mirë!

Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

45' City ka shtuar presionin, kërkon barazimin.  E pabesueshme çfarë humbi Sterling, i vetmuar dhe nga afërsia  por Lopes edhe një herë tregoi klasin e tij.

43' Rodri humbë një rast të mirë, goditja e tij u prit nga Lopes.

 42' Manchester City po mundohet por pa sukses deri me tash.

39' Portieri Lopes po tregon formë të mirë dhe i jep siguri të madhe Lyonit.

37' Lyoni po tregon lojë të mirë karshi 'qytetarëve'.

31' Raheem Sterling (Manchester City) pati rast të mirë por portieri Anthony Lopes reagoi për mrekulli.

30’ Dy lojtarë deri me tash janë ndëshkuar me karton të verdhë, Fernandinho i Manchester Cityt dhe Dubois i Lyonit.

24' Lyoni kalon në epërsi. Maxwel Cornet nga rreth 17 metra me një goditje të shkëlqyeshme e të saktë shënon në këndin e djathtë të poshtëm, njëherësh e shfrytëzoi pasa edhe daljen e portierit Ederson, 0:1.

16' Nuk ka gola, lojë mesatare.

10' Lyoni tenton të rrezikojë.

6' Manchester City orvatet ta shtrijë autoritetin në fushë.

3' Sterling në mundësi të mirë por i pafat.

2' Lojë me matje forca në fillim.

Fillon ndeshja.

Manchester City apo Lyon do të takohen me Bayernin nga Munihu, gjithçka do të shihet sonte.
Ballafaqimi mes Cityt dhe Lyonit pritet të jetë me rivalitet të madh.

Manchester City – Lyon
Stadiumi “Estádio José Alvalade” në Lisbonë.
Gjyqtar: Makkelie (Holanda).

Manchester City: Ederson, Walker, Garcia, Laporte, Cancelo, Fernandinho, Gundogan, Rodri, De Bruyne, Gabriel Jesus, Sterling.

Lyon: Lopes, Denayer, Marcelo, Marcal, Dubois, Caqueret, Bruno, Aouar, Cornet, Depay, Ekambi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat