Emrat që shpëtojnë te Barcelona

Futboll

Emrat që shpëtojnë te Barcelona

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 13:09
Emrat që shpëtojnë te Barcelona

Pas atij eliminimi poshtërues në Champions nga Bayerni, Gerard Piqué bëri thirrje për ndryshime drastike strukturore. Bordi drejtues e ka të qartë se situata sportive e Barçës është shumë serioze dhe kërkon masa radikale, sidomos në rinovimin e organikës.

Sikurse shkruan sot “El mundo Deportivo”, përveç tre elementëve, pjesë e shtyllës kurrizore, të gjithë të tjerët janë me valixhet gati. I shpëtojnë gjykimit kritik portieri Ter Stegen, holandezi De Jong dhe sigurisht Lioel Messi. Kuptohet që nuk kanë asnjë përgjegjësi për sezonin katastrofik të rinjtë Ansu Fati dhe Riqui Puig, që kondsiderohen e ardhmja e klubit “bluagrana”.

E gjithë pjesa tjetër është në merkato dhe do të shitet, sigurisht nëse vjen oferta e kënaqshme. Burime nga vetë klubi paralajmërojnë se ekziston një grup lojtarësh me peshë që e kanë derën të hapur. Luis Suárez do të ishte njëri prej tyre. I ka mbetur edhe një sezon, deri në qershor 2021, por nëse do të luante 60% të lojërave, do të rinovonte edhe për një vit. Largimi i tij do të mbulohej me Lautaron, i cili është ende në rendin e ditës, sigurisht nëse do të gjenden paratë për kartonin e tij.

Në kontratë deri në vitin 2023, Umtiti është një tjetër rast që drejtuesit duan ta zgjidhin Jo vetëm për shkak të performancës së dobët dhe dëmtimeve të tij të vazhdueshme, por edhe për shkak të sjelljes së tij, të ngjashme me të Dembelesë.

Rakitic e ka të qartë prej shumë kohësh se do ishte më mirë të gjente një skuadër të re. Kroati do të dëshironte të bashkohej me Sevillan, por klubi andaluz nuk është i gatshëm të paguajë për transferimin e tij.

Më e ndërlikuar do të ishte zgjidhja e së ardhmes së Jordi Albas, një tjetër lojtar me pagë të lartë. Barça e kupton që performanca e tij nuk është e mjaftueshme për të qënë titullar, megjithëse ai ka kontratë deri në vitin 2024.  Barça do të ishte e gatshme të hynte në bisedime për largimin e tij, shkruan supersport.

Klubi është i hapur për gjithçka. Askush nuk është i sigurt. As Griezmann, që rezultoi dështim në sezonin e tij të parë te katalanët. Nëse do të vinte një propozim bujar për klubin, edhe lojtari do të ulej për të folur. Francezi është përfolur për një transferim te PSG, në Francë, por Griezmannin nuk e bind shumë klubi parizien.

Ka edhe lojtarë të tjerë gjithashtu që ka të ngjarë të largohen, siç janë Sergi Roberto apo edhe Semedo, me të cilët po negociohet rinovimi, apo Arturo Vidal, i cili dëshiron të vazhdojë, por nuk është i sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat