Ja me çfarë përbërje luajtën Shkëndija dhe Struga në Kampionatin e Maqedonisë

Futboll

Ja me çfarë përbërje luajtën Shkëndija dhe Struga në Kampionatin e Maqedonisë

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 23:13
Ja me çfarë përbërje luajtën Shkëndija dhe Struga në Kampionatin e Maqedonisë

Shkëndija nga Tetova e koleksionojnë fitoren e parë sezonale, pasi golat e Totres dhe Dorievit siguruan tre pikë në përballjen me Struga Trim&Lum.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka shënuar tre pikëshin e parë në sezonin e ri në LPFM, duke mundur 2:0 Struga Trim&Lum në duelin e xhiros së dytë. Pas barazimit të javës së shkuar në transfertën me Shkupin, kuqezinjtë në ndeshjen e parë si vendas nuk lejuan befasi përballë një Struge ambicioze që nuk u dorëzua deri në kohën shtesë.

Pas disa mundësive të humbura baraspeshën e prishi Ennur Totre në minutën e 38-të kur shënoi për 1:0 pas një kombinimi të bukur me Ibraimin.
 
Në pjesën e dytë Struga Trim&Lum hodhi gjithçka në sulm, duke kërkuar barazimin dhe dy skuadrat humbën mundësi realizimi para se në kohën shtesë Ljupço Doriev me një solo aksion të mbyllë llogaritë e takimit me golin e dytë në dy ndeshje në fanellën kuqezi. Kështu ndeshja mbyllet me shifrat 2:0 dhe Shkëndija shkon në kuotën e katër pikëve për të marrë kreun e renditjes me pikë të barabarta me tre skuadra tjera. Përballja e rradhës për kuqezinjtë do të jetë transferta me Makedonija Gj.P. të shtunën e ardhshme.

SHKËNDIJA-STRUGA T&L 2:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: /
Golashënues: Totre 38’ dhe Doriev 90’+2 (Shkëndija)
Arbitër: Bobi Veliçkov (Veles)
SHKËNDIJA: Zahov, Paviç, Bejtullai (c), Alimi (Zejnullai 76’), Ibraimi (Ramadani 90’+3), Totre, Ahmedi, Doriev, Krivak, Aliti (Murati 46’), Nafiu (Es Sahal 74’).
Trajner: Ernest Gjoka
STRUGA T&L: Gjuriq, Ristevski, Sheji, Hani (Lena 46’), Cake, Jahja (Mazari 86’), Osmani, Kasami (c), Cvetanovski (Altiparmakovski 46’), Shabani (Tairi 72’), Mecinoviq.
Trajner: Srgjan Zaharievski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat