Vendimet nga mbledhja e jashtëzakonshme e bordit të Barcelonës – Koeman, Setien dhe zgjedhjet?

Futboll

Vendimet nga mbledhja e jashtëzakonshme e bordit të Barcelonës – Koeman, Setien dhe zgjedhjet?

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 19:43
Quique Setien

Pak orë më parë ka përfunduar edhe mbledhja e jashtëzakonshme e bordit të Barcelonës, por akoma nuk ka njoftim zyrtar për vendimet.

Sipas raportimeve në mediet spanjolle, tashmë veçse dihet se çfarë është biseduar në këtë takim urgjent.

Vendimet kryesore kanë të bëjnë me trajnerin aktual, trajnerin e ardhshëm si dhe datën e zgjedhjeve.

Quique Setien do të shkarkohet nga posti i trajnerit, thuhet nga ‘Sin Concesiones’.

Tutje, Ronald Koeman, do të jetë trajneri i ri për dy sezonet e ardhshme. Zyrtarizimi pritet të bëhet të mërkurën, pasi ai duhet të prish kontratën me Holandën.

Gjithashtu, mbledhja për delegatët e asamblesë do të mbahet në tetor, kurse zgjedhjet e reja të klubit do të organizohen në mars.

Pritet që faqja zyrtare e Barcelonës të konfirmojë gjithçka me njoftimin që pritet të publikohet pas pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat