UEFA publikon formacionet zyrtare të Prishtinës dhe Lincolnit

Futboll

UEFA publikon formacionet zyrtare të Prishtinës dhe Lincolnit

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 17:30
UEFA publikon formacionet zyrtare të Prishtinës dhe Lincolnit

Prishtina do të përballet sonte në Gjilbertar kundër Lincoln Red Imps pavarësisht se tetë lojtarë të saj kanë dalur të infektuar me koronavirus

Më parë, zëdhënësi i Prishtinës, Avni Durmishi e konfirmoj me anë të një statusi se tetë lojtarë kanë rezultuar pozitivë nga ky ekip, kurse në dispozicion ka shumë pak rezerve.

Megjithatë, UEFA në faqen e saj zyrtare ka publikuar formacionet e dyja skuadrave ku Prishtina shihet se në stol ka vetëm katër lojtarë.

Për Prishtinën në sulm kanë startuar Januzi, kurse katërshen sulmuese e plotëson Mankenda, Korenica dhe Uka.

Ndërkaq Prishtina ka në dispozicion  vetëm tre futbollistë për t’i ndërruar kurse trajner në UEFA figuron Artan Luzi.

Në bankë janë Shillova, Prapashtica dhe John.

Ndeshja do të fillojë ashtu sikurse është paraparë në orë 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat