Latifi: Dy fakte të rëndësishme që shkojnë ne favor të skuadrës së Prishtinës

Futboll

Latifi: Dy fakte të rëndësishme që shkojnë ne favor të skuadrës së Prishtinës

Nga: K.G. Më: 18 gusht 2020 Në ora: 21:21
Latifi: Dy fakte të rëndësishme që shkojnë ne favor të skuadrës së Prishtinës

Analisti i futbolli, Driton Latifi, ka paraqitur disa fakte interesante në lidhje me Prishtinën, e cila sot nuk e ka zhvilluar takimin me Lincoln nga Gjibraltari, për shkak se tetë lojtarë të Prishtinës rezultuan me virusin korona. Ndeshja ka qenë e vlefshme për paraeliminatoret në Europa League.  

“Pas ndodhisë së sotme në Gjibraltar janë dy fakte të rëndësishme që shkojnë ne favor të skuadrës së kryeqytetit, gjithmonë bazuar në rregulloren e fundit të UEFA-se për ndeshje të Europa League të nxjerr ne 4 Gusht: 

1. Ekipi bardhekaltër kishte më shume së 13 lojtar, domethënë mjaftueshëm me zhvillu ndeshjen. 

2. Qeveria vendore ndaloi zhvillimin e ndeshjes, përkundër faktit të parë që ekipi nga Kosova ishte përballur, dhe kjo nënkupton se ekipi vendas e humb ndeshjen 0:3.

Duke qenë pjesë e Rinisë që kemi përjetuar 90-tat e famshme, e urrej më shumë se çdo tjetër patetizmin serb te viktimizimit se neve të gjithë na kanë inati, na shkelin se jemi të vegjël, pse jemi të parëndësishëm, etj. Këtë patetizëm e vërejta sot dhe ishte e neveritshme. 

Testet duhet bërë rregullisht dhe ato nuk janë garanci e suksesit, por kujdes, pasi që gjendja e çdokujt mund të ndërrojë me një kontakt, sperkla etj. që jemi lodhur së dëgjuari për muaj me radhë, prandaj dikush mund të jetë negativ sot, por ti shfaqe simptomat nesër. 

Arsyeja pse Instituti nuk deklarohet se çka po ngjet me sportistët me ngrit dyshimet e mia në gjithë këtë situatë? 
Deklarimet tendencioze se lojtarët janë lënë jashtë hotelit etj. janë mashtrimi më i madh që i paraqiten opinionit, s’ka viktimizim këtu, duheni kuptuar se virusi është i rrezikshëm dhe vdekjeprurës askush nuk mund të qëndrojë indiferent. 
Mjaft u qaravitet, shikoni përpara, mblidheni veten...”, shkruan Latifi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat