Skuadra e njohur me probleme

Futboll

Skuadra e njohur me probleme

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 14:26
Skuadra e njohur me probleme

Skuadra spanjolle Villarreal CF ka njoftuar sot përmes një komunikate për medie se një lojtar i saj ka dal pozitiv me COVID-19 pas testeve që ka kryer dje dhe si i tillë, kampi i tyre i stërvitjes në Alicante është anuluar.

Person ka pasur simptoma dhe është në izolim në shtëpi, duke ndjekur protokollin e kujdesit shëndetësor.

“Pas testeve mjekësore të kryera këtë javë ndaj lojtarëve, stafit trainues dhe njerëzve në kontakt të drejtpërdrejtë me ekipin e parë, stafi mjekësor Villarreal CF ka konfirmuar një rast të ri pozitiv të Covid-19.

Ky person ka simptoma të lehta dhe është në izolim në shtëpi, duke ndjekur protokollin e kujdesit shëndetësor, nën kontrollin dhe monitorimin e shërbimeve mjekësore të klubit, LaLiga dhe autoriteteve të kujdesit shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat