Anulohet miqësorja

Futboll

Anulohet miqësorja

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 16:06
Anulohet miqësorja

Mainz kishte programuar një ndeshje miqësore me Shtutgartin për ditën e sotme por ajo është anuluar. Shkak është bërë një lojtar i Mainzit që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Vetë klubi i Bundesligës konfirmoi gjithçka në rrjetet sociale. “Një lojtar i Mainzit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të gjithë lojtarët e tjerë kanë dalë negativ.

Lojtari i prekur është izoluar. Ndeshja miqësore me Shtutgartin është anuluar”, lexohet në njoftimin e skuadrës së Mainzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat