Zhang karikon Interin para finales

Futboll

Zhang karikon Interin para finales

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 16:08
Zhang karikon Interin para finales

Interi do të rikthehet të luajë një finale europiane pas 10 vitesh, pasi të premten në mbrëmje do të përballet me Sevillan për të diskutuar kupën e Europa Leagues, ndërsa skuadra zikaltër është karikuar edhe nga pronari i saj, Zhang Jindong.

“Shpresojmë të gjithë që Interi në finalen e Europa Leagues të na bëjë të lumtur sërish. Shpresoj që të festojmë së bashku trofeun e parë që kur kemi blerë skuadrën e Interit”, tha bosi i grupit kinez Suning, që ka pronësinë e klubit zikaltër.

Ndërkohë skuadra zikaltër është e vendosur në Gjermani, ku po përgatit finalen e të premtes, ndërsa lajmi i mirë për trajnerin Antonio Conte është se sulmuesi kilen Alexis Sanchez po stërvitet në fushë, për të qenë gati për sfidën me Sevillan.

Sanchez pësoi një dëmtim muskulor në përballjen me Bayer Leverkusen, por dëshiron të jetë me çdo kusht gati për finalen dhe fakti që po stërvitet në fushë me skuadrën, rrit shpresat për një rikuperim në kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat