Hasani rikthehet te Maqedonia

Futboll

Hasani rikthehet te Maqedonia

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 16:09
Hasani rikthehet te Maqedonia

Ferhan Hasani do të jetë sërisht pjesë e përfaqësuese së Maqedonisë në futboll, pasi ka marë ftesë nga trajneri Igor Angelovski për sfidat e radhës në muajin shtator dhe tetor.

Maqedonia, më 5 shtator do të përballet me Armeninë në Shkup, ndërsa 3 ditë më vonë sfidon Gjeorgjinë në transfertë, në kuadër të garave në grupe në sezonin e dytë të Ligës së Kombeve.

Hasani dëshmoi se është në formë të mirë, pasi që një ditë më parë shënoi triplet në fitoren e Helsinkut në terrenin e skuadrës Haka, pran rezultat 4-1.

Mesfushori tetovar realizoi dy penalti dhe një gol, në 77 minuta lojë, duke dëshmuar se është në formë të mirë në kampionatin e Finlandës, ku skuadra e tij, Helsinki është në vendin e dytë, pas Inter Turkun që ka një ndeshje dhe 4 pikë më shum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat