Lojtari i Kosovës drejt Italisë

Futboll

Lojtari i Kosovës drejt Italisë

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 17:19
Lojtari i Kosovës drejt Italisë

Mërgim Vojvoda është shumë pranë kalimit në Serinë A.

Mbrojtësi i Kosovës ka arritur marrëveshje personale me Atalantën, dhe tashmë pritet të gjendet gjuha e përbashkët mes bergamaskëve dhe Standartit të Liezhit.

Klubi belg kërkon 6 milionë euro për Vojvodën, por Atalanta ka ofruar vetëm 4 milionë euro. Sipas “ Gazzetta dello Sport” klubi italian së fundmi mësohet se e ka rritur ofertën për mbrojtësin shqiptar në 4.5 milionë euro.

Trajneri Gasperini e shikon Vojvodën si afrimin e duhur pasi mbrojtësi i përshtatet skemës 3-5-2 që luan Atalanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat