Paratici pritet t takohet me homologët e tij anglezë

Futboll

Paratici pritet t takohet me homologët e tij anglezë

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 17:21
Paratici pritet t takohet me homologët e tij anglezë

Njeriu i merkatos te Juventusi, Fabio Paratici ka udhëtuar drejt Londrës, me misionin për të bërë të mundur transferimin në Torino të sulmuesit meksikan të Wolverhampton, Raul Jimenez.

Ky i fundit ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në kampionatin anglez dhe duket se drejtuesit e klubit bardhezi e kanë zgjedhur si profilin ideal për të zëvendësuar Gonzalo Higuain dhe për të luajtur në qendër të sulmit.

Paratici pritet t takohet me homologët e tij anglezë, ku do të provojë që të mbyllë marrëveshjen pa shpenzuar asnjë para, por duke përfshirë në këmbim një nga emrat e shumtë si Alex Sandro, Douglas Costa, Aron Ramsey, Daniele Rugano apo Romero, futbollistë që nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit bardhezi.

Sulmuesi 29-vjeçar meksikan e ka nisur karrierën te Club America në Meksikë për t’u transferuar më pas te Atletico e Madridit, ku luajti 27 ndeshje në sezon, por shënoi vetëm një gol. Më pas Jimenez u transferua te Benfica, ku shënoi 31 gola në 120 ndeshje para se t’u bashkohej ”ujqërve” me të cilët numëron 44 gola në 99 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat