Koeman flet për çështjen ‘Messi’ pas prezantimit si trajner i Barcelonës

Futboll

Koeman flet për çështjen ‘Messi’ pas prezantimit si trajner i Barcelonës

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 19:38
Koeman, Messi

Ronald Koeman është prezantuar edhe zyrtarisht si trajner i Barcelonës.

Trajneri holandez në konferencën e parë, sigurisht që nuk ka mundur t’i ikë pyetjes për të ardhmen e Lionel Messit.

Koeman ka thënë se Messi është më i miri në botë, dhe se atë e dëshiron në skuadër.

“Nuk e di nëse më duhet të bind Messin ose jo. Të gjithë dëshirojnë ta kenë më të mirin në skuadrën e tyre, dhe jo kundërshtar”, ka deklaruar Koeman.

“Ai ka kontratë. Unë duhet të flas me të sepse ai është kapiten i ekipit. Ne jemi duke shkuar për të punuar dhe për të folur me disa lojtarë”.

“Në këtë çështje, Shpresoj që Messi do të jetë këtu edhe për shumë vite”.

Kujtojmë se Messi ditëve të fundit është përfolur për një largim nga Barcelona, dhe Interi shihet si skuadër favorite për transferimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat