Messi ende nuk është i bindur nga Barcelona, Interi dhe City në pritje

Futboll

Messi ende nuk është i bindur nga Barcelona, Interi dhe City në pritje

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 20:24
Lionel Messi

E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona nuk është aspak e sigurt, me raportet spanjolle që pretendojnë se ai po shqyrton opsionet e tij – përfshirë Interin – pas ardhjes së Ronald Koeman.

Fituesi i Topit të Artë është nën kontratë vetëm deri në qershor 2021 dhe thuhet se ka një klauzolë që i lejon atij të largohet falas një vit më parë.

Edhe pse Presidenti Josep Bartomeu është i bindur për qëndrimin e Messit kur prezantoi trajnerin e ri Koeman, por mediumet Sport dhe Marca mendojnë që situata nuk është aq e qartë.

Messi është ende relativisht i pa bindur dhe dëshiron një takim me trajnerin përpara se të marrë ndonjë vendim përfundimtar.

Menaxheri i ekipit Javier Bordas pranoi se “nëse ai dëshiron të largohet, ne do të përpiqemi ta bindim atë të mos shkojë, por jemi të sigurt se nuk do të jetë e nevojshme”.

Interi dhe Manchester City janë kandidatët e vetëm të vërtetë nëse Messi do të largohet nga Barcelona këtë verë.

Nerazzurrët madje mund të cilësohen favorit pasi babai i tij bleu një shtëpi në Milano, afër selisë së Interit, në mënyrë që të mund të përfitonte nga rregulla të favorshme tatimore për investitorët e huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat