Mourinho dëshiron rikthimin e Bale te Tottenhami

Futboll

Mourinho dëshiron rikthimin e Bale te Tottenhami

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 20:45
Gareth Bale

Gareth Bale mund të rikthehet në Ligën Premier te ish-skuadra e tij Tottenham Hotspur.

Bale është duke përjetuar kohë të këqija te Real Madridi, ndërsa sezoni i fundit ishte kulmi i prishje së marrëdhënies së tij me trajnerin Zinedine Zidane.

Zidane nuk është një tifoz i lojës së yllit uellsian dhe në gjysmën e dytë të sezonit 2019/20 nuk e ka shfrytëzuar thuajse fare.

Megjithatë, Bale vazhdon të mbetet i pëlqyer dhe jo vetëm nga Superliga e Kinës dhe MLS, por edhe nga Liga Premier.

Sipas mediumit Cuatro, menaxheri i Tottenhamit, Jose Mourinho shpreson ta rikthejë Gareth Bale në klub këtë verë.

Me dy vjet të mbetura në kontratën e tij aktuale, Bale mund të ishte gati të transferohej përsëri në klubin ku luajti nga viti 2007 deri më 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat