Presidenti i FSHF, uron Tiranën për kalimin e turit në Champions!

Futboll

Presidenti i FSHF, uron Tiranën për kalimin e turit në Champions!

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 22:13
Presidenti i FSHF, uron Tiranën për kalimin e turit në Champions!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar skuadrën e KF Tiranës për kualifikimin në fazën e tjetër të Champions League.

Përmes një postimi në rrjetet sociale në përfundim të sfidës, Presidenti Duka u shpreh i lumtur për kualifikimin e kampionëve të Shqipërisë, që mundën Dinamo Tbilisin në transfertë me rezultatin 2-0 dhe tani do të vazhdojnë aventurën evropiane. Kreu i qeverisë së futbollit e ka cilësuar një ogur të mirë këtë sukses në këtë periudhë të vështirë.

“Jam shuuuumë i lumtur për kualifikimin e KF Tiranës! Ky është një lajm i madh për të gjithë shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë për Tironsit. Është një ogur i mirë në këtë periudhë të vështirë, mbushur vetëm me lajme të këqija dhe të frikshme që i kanë ndodhur Shqipërisë dhe gjithë botës. Tërmeti fillimisht dhe pastaj pandemia prej COVID-19, ka qenë një situatë e vështirë për futbollin. Pasi nuk na ndihmoi askush. Dhe madje, na braktisën…
Sot, Tirana është krenaria jonë. Një pikë referimi në këtë moment të trishtuar dhe aspak frymëzues.

Ky është një rezultat që duhet festuar.
E meritojnë shqiptarët dhe Tironsit.

Kjo është magjia që sjell vetëm futbolli!”, – shkruan Presidenti Duk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat