Vojvoda tek Atalanta, gjithçka mbyllet javën e ardhshme

Futboll

Vojvoda tek Atalanta, gjithçka mbyllet javën e ardhshme

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 22:17
Mërgim Vojvoda

Transferimi i Mërgim Vojvodas tek Atalanta, duket çështje e mbyllur.

Sipas La Gazzetta Delli Sport, mbrojtësi i Kosovës te skuadra italiane mund të prezantohet si lojtar i Atalantës në javën e ardhshme.

Raportohet se tashmë një marrëveshje mes dy klubeve është arritur.

Vojvoda mund të ketë ndeshjen e fundit në fanellën e Standard gjatë fundjavës, në derbin kundër Genk.

Kujtojmë se Vojvoda te Standard ishte transferuar verën e kaluar, nga Mouscron.

Te Atalanta, Vojdova do të luante në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat