Rusët i kërkojnë… 100 milionë euro për djalin e tij

Futboll

Rusët i kërkojnë… 100 milionë euro për djalin e tij

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 14:42
Rusët i kërkojnë… 100 milionë euro për djalin e tij

Më 29 gusht 2004, suedezi Henrik Larsson bëri debutimin e tij me Barçën e Frank Rijkaard. Ai la kujtime të jashtëzakonshëm në të dy sezonet që veshi fanellën e kuadrës katalanase, para se të kthehej në Helsinborgs, në vendin e tij. Në ditën e largimit të të atit nga futbolli, Jordan Larsson ishte 7 vjeç dhe filloi të gjuante topin me këmbë, duke treguar shpejtësi të madhe dhe teknikë të shkëlqyer, shkruan telesport.

I lindur më 1997 në Roterdam, gjatë kohës kur babai i tij luante për Feyenoord, djali i Larsson zgjodhi të merrej me futboll, të përfaqësonte Suedinë dhe tashmë ka debutuar me ekipin e parë. Duke vazhduar me këtë histori paralele, këtë të premte është konfirmuar kthimi i Henrik Larsson te Barcelona, si pjesë e stafit trajnues të Ronald Koeman, së bashku me hollandezin Alfred Schreuder.

Djali i tij, Jordan, tani është 23 vjeç dhe po spikat në futboll. Pasi kaloi nëpër Högaborgs, Norrköping dhe NEC Nijmegen, ai nënshkroi me Spartak të Moskës vitin e kaluar. Klubi rus, në pronësi të miliarderit dhe eksentricit Leonid Fedun, pagoi rreth 4 milionë euro te Norrköping për të nënshkruar me suedezin e talentuar. Ai tashmë ka shënuar 11 gola në 33 ndeshjet e Premier League të Rusisë, që ka luajtur.

Gjëja kurioze për rastin është se Spartak i ka bërë jehonë këtë të premte përfshirjes së Henrik Larsson në stafin e Barçës, duke bërë një njoftim kurioz dhe të mençur. “Supozojmë se cili do të jetë objektivi i ri i madh i Barçës (Jordan Larsson, djali i Henrik), por ai është gjithashtu një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”. Dhe klubi moskovit shkoi më tej: “Përgatitni 100 milionë euro (për të nënshkruar me atë), ose nuk keni nevojë të na kontaktoni fare”.

Këto fjalë duhet të merren me pak humor, pasi ky ka qenë objektivi i një ekipi moskovit, që po lufton për të rifituar vendin e tij në Rusi, pas “trimërisë” së presidentit të tij, që njoftoi tërheqjen e ekipit për shkak të një gabimi shumë të rëndë të gjyqtarit.

Megjithatë, duke pasur parasysh situatën aktuale të Barçës, shpejtësia dhe lëvizja e Jordan Larsson në afërsi të zonës nuk do ta dëmtonte Ronald Koeman… Në fakt, trajneri dhe klubi kanë plane të tjera dhe gjithçka tregon se babai dhe djali do të shihet vetëm për çështje familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat