Bakayoko afër Milanit – Huazim me të drejtë blerje për 35 milionë euro

Futboll

Bakayoko afër Milanit – Huazim me të drejtë blerje për 35 milionë euro

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 06:28
Tiemoué Bakayoko

Futbollisti i Chelseat, Tiemoué Bakayoko shumë lehtë mund të bëhet i Milanit.

Kjo për shkak se edhe lojtari e pëlqen një transferim të tillë, duke parë se edhe aventura që e pati vitin e kaluar me Rossonerët, ishte në nivel të kënaqshëm.

Pas ndryshimeve të shumta te Chelsea, nuk do mend se do të ketë largime, kësisoj mesfushori është një nga emrat e lakuar.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, palët kanë filluar negociatat deri shumë shpejt pritet edhe oferta e parë zyrtare, me huazim me të drejtë blerje, ku për huazim “kuq e zinjtë” do të paguanin 3 milionë euro, kurse për kartonin përfundimtar, 35 sosh të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat