Shkarkon trajnerin

Futboll

Shkarkon trajnerin

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 13:10
Shkarkon trajnerin

Parma ka shkarkuar trajnerin, Roberto Daversa, dhe pritet që në vend të tij të emërojë, Fabio Liveranin. Vendimi është përfolur prej kohësh por vetëm sot është bërë zyrtare.

Klubi italian lëshoi një deklaratë pas shkarkimit të Daversës. “Parma njofton se Roberto Daversa është liruar nga detyra e trajnerit.

Kjo vjen si rezultat që në javët e fundit harmonia dhe uniteti i skuadrës ishte zhdukur. Ne falenderojmë trajnerin dhe stafin e tij”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Parmës. Kur Daversa mori detyrën e trajnerit në dhjetor të 2016, Parma ishte në Serinë C.

Daversa arriti të siguronte ngjitjen në Serinë A. Liverani është kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e Parmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat